Nju Jorku ofron 100 dollarë për fëmijët 5 deri në 11 vjeç që vaksinohet kundër Covid-19

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut , Bill de Blazio njoftoi se do të ofrojë  100 dollarë për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, që bëjnë vaksinën kundër COVID-19.

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se deri në javën e ardhshme do të ketë mjaftueshëm  vaksina kundër Covid-19 për fëmijët dhe se këto vaksina do të jenë të disponueshme në rreth 20,000 vende në të gjithë vendin.

Shtetet e Bashkuara do nisin vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç, menjëherë pas  miratimit përfundimtar të autoriteteve shëndetësore amerikane./Ora News/