Rikthehet pas katër dekadash me album të ri banda muzikore "ABBA"

Grupi suedez i pop-it, ABBA, bëri një rikthim të shumëpritur me albumin e ri të titulluar “Voyage”. Ky projekt I ri muzikor vjen gati katër dekada pas ndarjes së grupit të mirënjohur. Agnetha Falstkog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad - që bashkë formojnë akronimin ABBA - nuk kanë publikuar asnjë këngë të re që nga ndarja e tyre në vitin 1982 - një vit pas albumit të tyre të fundit “The Visitors”.

Rikthehet pas  katër dekadash me album të ri banda muzikore

"Nuk tingëllon e vjetëruar, nuk tingëllon 40 vjet më parë," thotë fansja e ABBA Emilie De Laere në një festë dëgjimi në Stokholm për albumin e ri të grupit suedez.

Por “Voyage” me 10 këngë të reja, që u publikua në mesantë në qytete të ndryshme të botës, nuk është gjithçka që do të publikojë grupi. Ata gjithashtu do të zbulojnë avatarët dixhitalë - të quajtur ABBAtars - në një koncert në Londër në maj, që ngjajnë me pjesëtarët e grupit të vitit 1979. Hologramet janë produkt i një projekti shumëvjeçar, të krijuar në partneritet me një kompani me efekte speciale të krijuesit të “Star Wars”, George Lucas.

Rikthehet pas  katër dekadash me album të ri banda muzikore

Pas vitesh spekulimesh dhe disa sugjerimesh, grupi më në fund njoftoi ribashkimin dhe albumin e ri që në muajin shtator, dhe publikoi këngët "I Still Have Faith In You" dhe "Don't Shut Me Doën".  I formuar në vitin 1972 në Stokholm, grupi është bërë i njohur globalisht pasi ka fituar Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovision”, në vitin 1974, me këngën “Waterloo”./Ora News/