A është Për'puthen me skenar? Habit Tola: Skenarin e bëjnë vetë konkurrentët
E ftuara në studio e ditës së enjte në D-Night ishte ish-konkurrentja e Për'puthen Tola . Ajo erdhi në studion e D-Night dhe tregoi më shumë rreth eksperiencës së saj pas eliminimit nga programi .E pyetur nëse e gjitha kjo kishte të bënte me një skenar Tola na foli njëherë e mirë për këtë pjesë .
Dajana: Ty të kanë përjashtuar, pse ? E gjitha kjo një skenar?
Tola: Është përfolur kjo pjesa e skenarit Për'puthen është një reality show që nuk ka skenare. Por skenarin e bëjnë vetë konkurrentët, shikueshmëria, fama.
Dajana: A bien dakord konkurrentët me njëri-tjetrin?
Tola: Produksioni me sa e kam përjetuar unë aty është 100% real. Nuk bëjnë skematik të thonë ty të bësh gjëra.
Konkurrentët e kanë parë si një mundësi të mirë për të bërë shoë dhe disa skema të vogla por i bëjnë.
Për më shumë ndiqni videon:
D-Night transmetohet nga e hëna në të enjte në RTV Ora 23:00 nga Dajana Shabani.

