Komisioni Hetimor për inceneratorët, Rama tregon si do votojë nesër mazhoranca
Një nga pikat e rendit të ditës së seancën plenare të ditës së nesërme është dhe ngritja e komisionit hetimor për inceneratorët.
"Projektvendim "Per ngritjen e komisionit hetimor te Kuvendit per te kontrolluar ligjshmerine e veprimeve administrative dhe procedures se ndjekur nga ana e organeve ekzekutive ne procedurat per ndertimin dhe administrimin e impianteve te trajtimit te mbetjeve urbane ne Tirane, Elbasan dhe Fier".
Kryeministri Edi Rama nga selia e PS deklaroi se mazhoranca do ta votojë nesër në Kuvend propozimin e PD-së përkundër mosdakordësive për objektin e hetimit.
Rama: Nuk e kam ndjekur por nesër unë do votoj siç është marrë vendimi. Nuk kam dëgjuar që ka pasur votë kundër dhe besoj se do të votohet.
Gazetarja: Ka pasur mosakordësi për objektin e hetimit…
Rama: Mosakordësitë janë normale, diskutohen, çfarë mund të realizohet, realizohet. Nuk kam dëgjuar që të ketë ndonjë shqetësim për këtë.

