Telenovelat turke në modë? A shikojnë shumë seriale shqiptarët...

A mendoni se shqiptarët shikojnë akoma telenovela?  

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora.  

Nga përgjigjet e qytetarëve duket se shqiptarët vazhdojnë të shikojnë telenovela, kryesisht mbasdite kur nuk kanë punë apo angazhime.

"Po, shikoj telenovela mbasdite, kur nuk kam punë", tha një  qytetare.

Me sa duket telenovelat turke mbeten trende në Shqipëri, pavarësisht se në televizionet shqiptare po prodhohen produkte medietike vendase.

"Shikoj telenovelën "Grua" ( telenovelë turke)", tha një qytetare.