Plas sherri/ Eri Aga i kthehet me ulërima Ester Bylykut, ndërpriten xhirimet, çfarë ndodhi?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2021, 07:55
Një situatë e pakëndshme është krijuar në limuzinën e emisionit 'Glamour Zone' mbrëmjen e së Premtes.
I ftuar ka qenë Eri Aga, një nga ish-konkurrentët e Përputhen, i cili njihet për gjaknxehtësinë e tij.
Pas debateve të panumërta televizive, këtë herë ai shpërtheu ndaj moderatores Ester Bylyku, e cila nuk e ka pritur aspak mirë reagimin e tij.
Moderatorja Ester Bylyku e ka pyetur se kush ka qenë femra më e famshme me të cilën ai ka flirtuar, kjo pyetje duket se nuk i ka pëlqyer Erit i cili filloi të ulërinte në mes të emisionit duke thënë: 'A të thash që përpara xhirimeve këto pyetje mos mi bëj? Pse më acaron?'
Ester e gjeti të pamundur të ruante qetësinë, dhe mes tyre nisi një debat i cili më pas degradoi vetëm nga një pyetje.
