Big Show: Juli i Përputhen është bukëshkelës/ Ta dija që ma përmendje...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2021, 08:34
Big Show ishte personazhi viral që ka fituar shumë ndjekës në Instagram për shkak të humorit të tij. I pyetur në D-Night nëse ishte e vërtetë zënka mes tij dhe Julit të Përputhen ai u shpreh :
"Ai është bukëshkelës, ta dija që do ma përmendje atë. Normal ai ka qenë shumë i famshëm në televizionet e rretheve. Në Vlorë për shembull që e jepnin këto televizionet. Edhe kur erdhi në Tiranë unë isha takuar, haja dreka,darka me të. E suportoja dhe në Instagram. Sa u fut në Për'puthen nuk na foli më me goje. Edhe kështu që jam zënë. Unë i kam inat shumë ata që të shkelin bukën. Kur ha në një tryezë me një njeri e ndjen shok, mik e respekton dhe ai të shkel bukën nuk të flet".


