Dajana Shabani: “Populli ynë arrin në ekstreme duke na komentuar na japin më shumë vlera”
Shumica e mesazheve që shkojnë drejt inbox-eve të personazheve të njohur, shpesh nuk janë shumë pozitive. Madje, ka edhe nga ato që shfryjnë, mbase gjithë stresin e tyre duke bullizuar të tjerët.
Por, Dajana Shabani ka një mesazh për të gjithë ndjekësit që zgjedhin të veprojnë në një mënyrë të tillë.
“Njerëzit do të duan dhe nuk do të duan . Ka një problem, populli ynë arrin në ekstreme dhe bën një gabim fatal. Nuk e kuptojnë që duke na komentuar duke na përmendur na japin më shumë vlera .
Unë nëse nuk do t’a pëlqeja një person nuk do t’a ndiqja dhe do t’a injoroja dhe këta nuk e kuptojnë që bëjnë të kundërtën. Prandaj mos u mërzit sepse e shoh që ai mesazh të ka prekur shumë.
Thuaj shyqyr që na urojnë këto gjëra, na marin të gjitha të këqijat.”
D-Night nga Dajana Shabani RTV Ora Live 23:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: