Shtëpitë me qira, Buka: Çmime të larta dhe shumë ndërtime, kujt do t’i shërbejnë

Sot në emisionin “Jeto me Orën “  folën për temën “Shtëpi me qira apo ta blejmë? “, për të folur rreth kësaj teme ishin të ftuar Edisa Shehaj agjente mobilare, Isidor Kurti gazetar dhe Altin Buka agjent imobilar.

Për shumë njerëz ky proces shpesh herë na fut në konfuzion. Nëse dikur pas viteve 90 kur migrimi ishte i madh sidomos dyndja drejt kryeqytetit për të marrë një pronë me qira ose për ta blerë i referoheshim, miqve, familjarëve e siç themi ndryshe e gjenim nëpërmjet njohjeve, sot në treg funksionojnë agjencitë imobiliar, një koncept që në botë funksionon më së miri.

Sipas agjentit imobilar Altin Buka, shitblerja dikur nuk ekzistonte, por vite me vonë me ardhjen e demokracisë, filluan ndërmjetësit imobilarë  për blerje apo marrje qira. Në vitet 2000 ai tregoi se agjencitë imobilare filluan të kishin koordinatorë dhe informacione më të plota për njerëzit.

Gjithashtu Buka u shpreh se “Real Estate” janë kategori të ndryshme si qira, shitje apo blerje, ku agjentët imobilar janë specifikuar në shumë fusha.

Isidor Koti u shpreh se njerëzit që vijnë nga rrethe apo jashtë vendit  kanë nevojë për konsulent imobilar, ai tregoi se vite më parë këto agjentë quheshin “sekserë”.

“Ky treg imobilar është akoma në tranzicion.”- tha ai.

Në vendin tonë shumë njerëz janë skeptik për mënyrën sesi këto funksionojnë  ndërsa  shumë të tjerë i kanë besuar atyre. Një gjë është e sigurt shit- blerja si dhe marrja me qira e një prone është një vendim aspak i lehtë. Ndarja e zonave çmimet si dhe bërja e kontratave është një proces ku të gjithë duhet të informohemi.

Agjentja imobilare Shehaj u shpreh se në fillime ishte e vështirë të shpjegoje çfarë ata bënin dhe kush ishin, por  tashmë ajo tregoi se njerëzit e kanë informacionin e duhur për atë që kërkojnë.

Sipas Bukajt: Eksperienca është çelsi i suksesit.

Në qoftë se ke zgjedhur ndërmjetësin e duhur, është bërë zgjidhja e duhur për blerjen apo marrjen me qira të një prone. Ai u shpreh se garancia që jep një ndërmjetës klientit të tij është besimi, ku agjentja imobilare u shpreh gjithashtu se kjo gjë klientit i kursen shumë kohë.

Isidor Koti tregoi që  agjencitë imobilare tashmë kanë një “boom” kërkesash, ndonëse pandemia i “paralizojë” tregu  imobilar

Gjithëashtu Buka tregoi se në çdo cep të Tiranës po ndërtohet, ku çmimet janë relativisht të larta dhe klienti e ka të vështirë çfarë të bëjë.

“Tendencat  janë nga më të ndryshme  duke filluar madhësia e dhomave, komoditeti, çmimi  apo zona ku ata bëjë përzgjedhjet.- rrëfeu Buka.

“Klientët kanë shumë vështirësi në blerjen e një apartamenti sepse ato duhet fillimisht të studiojnë tregun, të orientohen në agjencitë e duhura, si dhe të përzgjedhin konsuletin e duhur. Kështu vendimarrja bëhet më e thjesht për klientët."- u shpreh Isidor Koti.