Instruktorja Bali Zhavo: Joga më rehabilitoi pas aksidentit
Në pjesën e tretë të emisioni “Jeto me Orën“, ishin të ftuar një çift instruktorësh joga, Mihallaq dhe Bali Zhavo. Ato për treguan se si joga dhe meditimi është “ilaç” i mendjes.
Joga ilaci kurues për mendjen dhe trupin duket se në vendin tonë sa vjen dhe po praktikohet gjithmonë e më shumë. Kjo disiplinë tashmë 5 mijë-vjeçare përmirëson ndjeshëm shëndetin fizik, mendor dhe atë shpirtërore.
Ndër të parët persona që e kanë praktikuar këtë disiplinë në vendin tonë janë çifti simpatik Zhavo.
Ishte viti 2005 kur dëshira për ta mësuar edhe tek të tjerët këtë disiplinë bëri që Mihallaq dhe Bali Zhavo të hapnin kurset e para edhe pse vetë ata e kishin praktikuar që në vitin 1995.
Instruktori i Jogës Zhavo rrëfeu për emisionin “Jeto me Orën“ se ka nisur të merret me Joga që kur ishte në Itali, ai tregoi se kjo disiplinë i jep shumë forcë dhe energji për të vazhduar përpara.
Instruktorja e Joges Bali rrëfen se aksidenti që kishte ndodhur ishte arsyeja që nisi të praktikonte jogën, ku aty kuptoi që joga ishte një kënaqësi e mendjes dhe trupit.
Instruktori Zhavo u shpreh se njerëzit kanë vështirësi kur prezantohen në fillim me disiplinën e Jogës, por në bazë te filozofisë që joga ka në bëjmë të mundur ta përshtatim me njerëzit që e praktikojnë.
Sipas Mihallaq Zhavos: Joga është një oqean i thellë, dije dhe vizioni për jetën.
Ndërkaq instruktorja Bali u shpreh si kjo disiplinë kërkon impenjimin e duhur, por shumë njerëz e nisin atë si hobi dhe ju kthehet në një stil jetese të pandashme, gjithashtu ajo tregoi se joga ndahet në 3 struktura si: pjesa motorike, pjesa emocionale, si dhe pjesa e intuitës. Sipas Balit trupi fizikë i njeriut jeton në dualitet, ku shpjegoj dhe disa teknika kryesore të jogës.
Instruktori Zhavo, u shpreh se joga është e domosdoshme për çdo njeri, ai bënë thirrje që të futet joga si një lend filozofike në shkolla, por jo si një filozofi besimi.
Në fund të emisionit çifti i instruktorëve të jogës Zhavo demostruan për publikun disa nga teknikat e Jogës dhe të meditimit .
Sistemi i Jogës është i ndërtuar në 3 struktura ushtrime, frymëmarrje dhe meditim, Disa nga praktikat më të njohura të jogës janë: Hatha Yoga, Raja Joga, Bhakti Joga, Karma Yoga e shumë të tjera. Një studim i ri shkencor sugjeron se kur Joga kombinohet edhe me meditimin shkakton ndryshime në gjenet që ndërlidhen me shëndet të dobët dhe depresion.

