"Rrjetet sociale më fitimprurëse se kurrë" Influencuesi tregon si nisi e gjitha
Në lidhje 'Skype' për studion e D-Night ishte personazhi nga Kosova simpatik dhe shume i pëlqyer në rrjetin social tik-tok Elvis Bytyqi.
Elvisi njihet masivisht me anë të improvizimeve dhe imitimeve që i bënë personazheve te ndryshme në rrjetet sociale.
Numëron 172 mijë ndjekës dhe ka 7.7 milion pëlqime. Ai u shpreh se si nisi e gjithë kjo:
"Gjatë kohës së pandemisë, nuk kam pasur çfarë të bëjë në shtëpi edhe e provova dhe më eci shumë mirë.
Tani bëjë non-stop video që prej prillit ka 1 vit e gjysmë.
Gjithashtu tregoi sesi kryente studimet në degën e drejtësisë por i kishte lënë në mes pasi tani është fokusuar në videot virale ku nga kjo nxjerrë dhe përfitimet e tij.
Ndërsa i pyetur për komentet në rrjet Elvisi u shpreh : ' Nuk i jap vëmendje shume, nuk merrem me ofendimet, nuk i kqyri hiç'.



