Video/ Çfarë po ndodh në Izrael? Qindra njerëz dalin lakuriq në Detin e Vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2021, 09:45

Qindra njerëz kanë dalë lakuriq në Detin e Vdekur në Izrael, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në zonë.

BBC njofton se spektakli me njerëzit e zhveshur ishte pjesë e një projekti nga artisti fotograf, Spencer Tunick, i cili ka bërë foto të ngjashme në të gjithë botën, për të nxjerrë në pah ndryshimet mjedisore.

Synimi i artistit është të ndërgjegjësojë botën për ndryshimet klimatike që i kanë ndodhur planetit tonë. Në setin fotografik morën pjesë 200 persona.