Ishte në kamp me prindërit/ Ankth dhe frikë për zhdukjen misterioze të 4-vjeçares
Policia australiane, e cila është në kërkim të një vajze katërvjeçare që është zhdukur nga një vend kampingu të Australisë, njoftoi sot se po "bën gjithçka që është e mundur" për ta gjetur atë.
Cleo Smith është parë për herë të fundit duke fjetur në çadrën e familjes së saj në kampin 'Quobba Bloëholes' në Australinë Perëndimore të premten mbrëma (15 tetor).
Kur prindërit e saj u zgjuan në orën 06:30 të mëngjesit, vajza e vogël ishte zhdukur , tha policia.
Çanta e saj e gjumit gjithashtu ishte zhdukur, shkruan BBC.
Një kërkim i gjerë ajror dhe detar po vazhdon për gjetjen e vogëlushes.
"Ne vazhdojmë të përqendrohemi në gjetjen e çdo dëshmie, kemi specialistët më të mirë, kemi shpëtimtarët tanë më të mirë përmes Shërbimeve Emergjente Shtetërore. Ne do të kërkojmë kudo ," u tha inspektori John Mandey gazetarëve.
Greqia po i lë refugjatët pa ushqim
19 Tetor, 07:32



