Kompania Apple heq aplikacionin e Kuranit në Kinë dhe arsyeja është...

Kompania Apple ka hequr një nga aplikacionet më të njohura të Kuranit në botë, në Kinë, pas një kërkese nga zyrtarët.

Aplikacioni "Kurani Majeed" është i disponueshëm në të gjithë botën në App Store dhe përdoret nga miliona myslimanë.

BBC raporton se aplikacioni u hoq, pasi përmbante kontent ilegal fetar. Gjithashtu BBC njofton se qeveria kineze nuk i është përgjigjur përkesës së gjigantit mediatik për koment.

Fshirja e aplikacionit u vu re për herë të parë nga 'Apple Censorship' një faqe onile që monitoron aplikacionet në App Store të Apple në nivel global.

Në një deklaratë nga krijuesi i aplikacionit, PDMS, kompania tha: "Sipas Apple, aplikacioni ynë Quran Majeed është hequr nga dyqani i aplikacioneve në Kinë, sepse përfshin përmbajtje që kërkon dokumentacion shtesë nga autoritetet kineze. Ne po përpiqemi të kontaktojmë me Administratën e Hapësirës Kibernetike të Kinës dhe autoritetet përkatëse kineze për të zgjidhur këtë çështje".

Kompania tha se kishte afër një milion përdorues në Kinë. Partia Komuniste Kineze e njeh zyrtarisht Islamin si fe në vend.

Megjithatë, Kina është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, madje edhe gjenocid, kundër grupit etnik Ujgur kryesisht mysliman në Xinjiang./Ora News/