Astronautët kinezë mbërrijnë në stacionin hapësinor, do të qëndrojnë për 6 muaj, shikoni videon
Kina ka nisur një raketë në stacionin e saj të ri hapësinor, ku pjesë e ekuipazhit janë tre astronautë. Anija hapësinore u nis nga qendra e nisjes Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore.
Misioni i tyre do të zgjasë gjashtë muaj, koha më e gjatë që astronautët kinezë kanë qendruar ndonjëherë në orbitë të ulët.
Ata do të vazhdojnë të ndërtojnë stacionin, të verifikojnë funksionimin e duhur të pajisjeve, duke kryer eksperimente shkencore, duke mbledhur, për shembull, informacion të vlefshëm se si trupi i njeriut përshtatet me qëndrimin më të gjatë në stacionin hapësinor.
#Shenzhou13 successfully arrived at China's #Tiangong space station, docking with the radial port of the Tianhe core module at 6:56 a.m. on Saturday morning.
— Shenzhen Channel (@sz_mediagroup) October 16, 2021
This marked the start of an unprecedented six-month stay in orbit for the crew of three Chinese astronauts.#神舟十三号 pic.twitter.com/WZS4nd1KQx
Ekipi gjithashtu do të bëjë dy deri në tre dalje në hapësirë.
China launches its longest-ever crewed mission for space station construction. The three astronauts onboard #Shenzhou13 will stay in space for about 6 months. This is the 2nd crewed mission for the space station project pic.twitter.com/xDieChLjmb
— China Xinhua Sci-Tech (@XHscitech) October 15, 2021
Shërbimi kinez i fluturimit në hapësirë e përshkroi fluturimin të suksesshëm dhe siguroi se anëtarët e ekuipazhit ishin "në gjendje të mirë shëndetësore", sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve New China.
Komandanti i misionit, 55-vjeçari Zhai Zhigang, është një ish-pilot luftarak i cili ishte pjesë e misionit të parë hapësinor të Kinës në vitin 2008.

Ai tha se ekipi do të kryejë operacione "më komplekse" në hapësirë sesa misionet e mëparshme.
Ekipi i astronautëve përfshin piloten ushtarake, Wang Yaping, 41-vjeçare, e cila do të bëhet gruaja e parë që viziton stacionin hapësinor kinez. Në vitin 2013, ajo u bë gruaja e dytë kineze që udhëtoi në hapësirë.
Anëtari tjetër i ekipit është Ye Guangfu, një pilot 41-vjeçar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit.
????Streaming now: docking process of #Shenzhou13 crewed spacecraft & #Tiangong Space Station (CSS) and astronauts entering the space station! https://t.co/xRbNd7a2uz pic.twitter.com/Qcf3VDyH0c
— CNSA Watcher (@CNSAWatcher) October 16, 2021

