BE propozon karikues universal për të gjithë telefonat

BE propozon karikues universal për të gjithë telefonat
Disa pajisje Apple - të tilla si laptopët iPad Pro dhe Mac - përdorin USB -C (majtas) ndërsa iPhone përdor Lightning (djathtas)

Prodhuesit e karikuesve të telefonave do të detyrohen të gjejnë   një standard të unifikuar për teknologjinë e karikimit të telefonave celularë në të gjithë botën, sipas një rregulli të ri të propozuar nga Komisioni Evropian (KE).

Të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në BE duhet të kenë karikues USB-C, thuhet në propozim.

Propozimi krijon një përplasje të mundshme midis BE-së dhe Apple, e cila deri më tani i ka rezistuar përpjekjeve për të imponuar një lloj karikuesi universal.

Apple ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte novacionin.

Gjiganti i teknologjisë është prodhuesi kryesor i telefonave inteligjentë duke përdorur një port karikimi të personalizuar, pasi seria e tij iPhone përdor një lidhje "Lightning" të prodhuar nga Apple.

"Ne mbetemi të shqetësuar se rregullorja e rreptë që urdhëron vetëm një lloj karikuesi bllokon  inovacionin në vend që ta inkurajojë atë, dhe nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Evropë dhe në mbarë botën," tha kompania për BBC.

Pse e propozon BE-ja këtë?

BE ka kërkuar prej kohësh një karikues standard për të gjithë smartphone-t.

Brukseli thotë se situata aktuale, në të cilën ka tre opsione kryesore të karikuesit, është "e papërshtatshme".

"Konsumatorët evropianë janë të zhgënjyer prej kohësh me karikuesit e papërdorshëm që grumbullohen në sirtarët e tyre", tha nënkryetarja ekzekutive e BE-së Margrethe Vestager në një deklaratë.

Celularët e Apple përdorin ngarkues Lightning, ndërsa prodhuesit e tjerë përdorin ato micro-USB. Sidoqoftë, karikuesit USB-C, të cilët po përdoren gjithnjë e më shumë, do të ishin opsioni i preferuar i BE-së.

"Me gjithnjë e më shumë pajisje, shiten gjithnjë e më shumë karikues që nuk janë të këmbyeshëm ose jo të nevojshëm. Ne po i japim fund kësaj," tha komisioneri i tregut të brendshëm të BE-së, Thierry Breton.

Vendosja e USB-C si një standard kabllor në një tregun kaq masiv prej 450 milion njerëzish, mund të ketë një efekt vendimtar në tregun global të telefonave inteligjentë.