Historia e frikshme e Aleksia Peleshit në Spanjë: Perversi më goditi dhe më çau në kokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2021, 22:55
Bukuroshja Aleksia Peleshi, vajza e politikanit Niko Peleshi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin 'Glamour Zone' , ku pasi ka folur për Jonida Maliqin dhe Romeo Veshaj, si dhe ka pranuar se e do aktorin e humorit, ka ndarë me publikun një histori të frikshme që i ka ndodhur në Spanjë, ku ajo vazhdon studimet.
Ester Bylyku: Cila është historia më e çuditshme që ke në Spanjë? Diçka që të ka ndodhur atje.
Aleksia Peleshi: Isha duke ecur njëherë në rrugë dhe një maroken më preku. Unë kthehem dhe i gjuaj. Ai me telefonin e tij më godet në kokë, dhe më çau kokën, më doli gjak. Pastaj iku me vrap.
Ester Bylyku: A e denoncove më pas?
Aleksia Peleshi: Jo, kisha gjëra më të rëndësishme për të bërë se te merresha me një maroken pervers./OraNews/
