"Jonida është më e madhe në moshë", Aleksia Peleshi reagon pasi Jonida Maliqi e uron për lidhjen me Romeo Veshaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2021, 22:51
Vetëm pak pasi u përfol se Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi ishin në një lidhje, sytë u kthyen nga këngëtarja Jonida Maliqi e cila ka qenë në një lidhje disavjeçare me aktorin e humorit.
Ndër të tjera, Jonida e uroi çiftin e ri. Por çfarë ka për të thënë Aleksia për këtë?
Në intervistën e saj me moderatoren Ester Bylyku në emisionin 'Glamour Zone', Aleksia replikoi për herë të parë.
Ester Bylyku: Jonida ju uroi publikisht. Ti a e falenderove? Apo nuk ke asnjë kontakt me të?
Aleksia Peleshi: Çfarë t'i them unë (qesh). Faleminderit. Jo nuk kam kontakte me të. Nuk më lidh asgjë me Jonidën, ajo është shumë më e madhe në moshë se unë dhe nuk ka lezet të kapemi me njëra tjetrën./OraNews/
