Më në fund/ Adele i rikthehet muzikës pas 6 vitesh pauzë

Pas një pritjeje prej 6 vjetësh, Adele kthehet me një album të ri. Këngëtarja njoftoi në mediat sociale se ai titullohet "30" dhe do të prezantohet në të gjitha platformat më 19 nëntor. Është zbuluar gjithashtu edhe kopertina që shfaq një Adele rrezatuese në profil.

"Mësova shumë të vërteta të pakëndshme për veten gjatë rrugës. Zbulova mendime të dobishme dhe të shëndetshme për t'u ndjekur dhe ndjehem sikur kam gjetur përsëri emocionet e mia. Pra, më në fund jam gati të nxjerr këtë album, edhe pse në periudhën më të trazuar të jetës sime", shkruan këngëtarja në një postim.

Projekti vjen në një moment të vështirë, kur këngëtarja ndodhet në mes të një procesi divorci. Adele tregoi se ajo ishte “konsumuar nga pikëllimi” gjatë kësaj periudhe të rëndë, por tani është gati për të vazhduar.

"Unë kam rindërtuar me zell shtëpinë dhe zemrën time që nga ai moment, dhe ky album e tregon këtë. Por dijeni se shtëpia është aty ku është zemra".

Single -i i parë i publikuar nga albumi më 15 tetor është, "Easy on me". Projekti është i katërti në karrierën e këngëtares: publikimi i "25" daton në 2015, "19" në 2008 dhe "21" në 2011. Me albumin “25”, Adele fitoi pesë Grammy, përfshirë Albumin e Vitit dhe Këngën e Vitit, kështu që pritshmëria është e lartë për këtë album të Adele. Këngëtarja së fundmi është përfshirë edhe në listën e artisëtev femra më të dëgjuara të shek 21.