Anita Likmeta shqiptarja me famë në Itali: Të rinjtë duan të ikin, s'shohin të ardhme
Në puntatën e ditës së sotme në emisionin e pasdites “Jeto me Orën” ishte e ftuar gazetarja shqiptare Anika Likmeta e njohur në Itali si Huffington Post Italia. Ajo vjen në Shqipëri me një projekt të mbështetur nga OKB.
Një person që është rritur mes shumë vështirësish, me një nënë të divorcuar që largohet në fillim të viteve 90’ në Itali për një të ardhme më të mirë.
Gjatë intervistës Likmeta u shpreh se nga Shqipëria nuk kishte marrë asgjë, as dashuri.
“Shqipëria nuk më ka dhënë asgjë, as dashuri, në këtë vend vetëm ka lindur” u shpreh Likmeta.
Gazetarja gjithashtu është e apasionuar pas komunikimit digjital. Ajo asnjëherë nuk e ka harruar Shqipërinë shpesh ka botuar artikuj të rëndësishëm për vendin tonë. Veç gazetarisë ajo është drejtuese e marrëdhënieve me publikun në disa kompani të rëndësishme. Madje është edhe mbështetëse e madhe e të drejtat të grave. Ajo u shpreh në studio se beson tek gratë shqiptare dhe forca e tyre.
“Besoj shuëm te gratë shqiptare, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, u shpreh Likmeta.
Sipas saj, Shqipëria është ende larg realizimit të standardeve që duhet të plotësojë për të rinjtë dhe faj për këtë ka shteti dhe politika.
“Një njeri që është punëtor unë e bëj partner sepse e meriton, por kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri. Dhe është nromale që të rinjtë shqiptarë duan të largohen, sepse nuk shohin asgjë si të tyren në këtë vend. Ndaj shtet duhet të jetë i fortë dhe ta ndryshoj këtë gjë ” u shpreh Likmeta.
Anita foli edhe për frikën që ka hasur gjatë jetës së saj dhe tregoi se edhe Shqipëria në këtë moment ndodhet para një vendimi të rëndësishëm.
“Edhe unë kam pasur frikë prandaj duhet të guxosh në jetë. Edhe për Shqipërinë është një moment historik, ose lufton për identitetin e saj ose vdes” u shpreh ndër të tjera Likmeta.

