Romina Ruda "Pipi çorapegjata" në art: Më kanë paragjykuar kur dilja në TV
E ftuar sot në studion e “Jeto me Orën” Romina Ruda të cilën çdo fëmijë e njeh si 'Pipi çorepagjata.'
Ruda e nisi rrugëtimin e saj në ekran në vitin 1998 dhe qëndroi në RTSH për dhjetë vjet. Pa u stepur, asokohe quhej fëmijë i famshëm, sepse e njihnin vërtet të gjithë. Ajo ka treguar në studio vështirësitë që ka hasur si një figurë e ekrani që e vogël dhe paragjykimet e shumta që i bënin në shkollë.
“Në klasën e gjashtë kam ndryshuar klasë dhe ngaqë isha e shkurtër, mësuesja më ulte gjithmonë në bankën e parë. Dhe shokët e klasës thoshin ja këtë e ulin këtu se del në televizor. Më ka ndjekur gjithmonë kjo frazë në jetë: Vajza e llastuar e ekranit” u shpreh Romina.
Duke qenë se e preku famën aq e vogël dhe e përjetoi realitetin e punës në ekran që pa hyrë në shkollë, Romina foli pak edhe për fëmijët e ditëve të sotme dhe vështirësitë që ata hasin.
“Prindërit nuk komunikojnë me fëmijët për tema si seksi dhe ata detyrohen të gjejnë mënyra online ku të informohen.” u shpreh Ruda.
Madje ajo tregojë për disa intervista që kishte bërë gjatë punës së saj në televizionin Agon Channel me nxënës të klasës së tetë.
“I pyeta sesi bëheshin beba dhe ata mu përgjigjën se nuk e dinin, sepse këto tema nuk trajtohen në familjet shqiptare. Dhe kur I publikova këto intervista, prindërit më kanë sulmuar duke më thënë se është turp që u bën pyetje të tilla fëmijëve” u shpreh Romina gjatë emisionit.
Ndërsa sa për anën profesionale ajo tregoi se regjinë e ka pasion dhe se do shumë që ta zhvillojë në të ardhmen.
“Regjia është pasioni që dua të zhvillojë” tha Ruda ndër të tjera.
