E pyesin nëse ndau çiftin Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi, reagon për herë të parë Aleksia Peleshi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2021, 22:49
Bukuroshja Aleksia Peleshi, vajza e politikanit Niko Peleshi dhe një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka reaguar për herë të parë për marrëdhënien e saj me aktorin Romeo Veshaj dhe për akuzat se ishte ajo që e ndau nga Jonida Maliqi.
Por si qëndron e vërteta?
Këtë e ka rrëfyer Aleksia në një intervistë ekskluzive për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA.
Ester Bylyku: Është përfolur në media që ti ke qenë një nga arsyet pse Romeo dhe Jonida u ndanë. është e vërtetë?
Aleksia Peleshi: Jo, aspak. Kur jam njohur unë me Romeon, ata ishin ndarë.
