Kërkojnë barazi gjinore, por darkën duan t'ua paguajë partneri

Barazia gjinore është një vlerë kyçe për një shoqëri demokratike dhe të lirë. E kjo gjë bëhet për fuqizimin e gruas, gjithmonë në përmirësimin e jetës së saj dhe një transformim pozitiv për jetesën e djemve dhe burrave.

E enjtja e D-Night nisi me atmosferë, me këngë e me një mesazh të fuqishëm nga një grua për të gjitha gratë dhe vajzat në Shqipëri dhe jo vetëm.

Dajana Shabani flet pa dorashka, e thotë troç atë që mendon pa patur frikë nga asnjë paragjykim.

“Unë jam në dilemë për barazinë gjinore, sepse unë nuk jam nga ato vajza që partneri im të më paguajë darkën, apo ai duhet tëjetë shtylla e shtëpisë time, por në fund unë dua barazi gjinore.

E kam pak me pikëpyetje, sigurisht që dua që femrat të jenë të pavarura e shumë të forta, por gjithashtu mendoj se burrë dhe grua ngjan më mirë. Nuk e di pse ndoshta jam me të vjetrën, ndoshta jam gabim, por ky është mendimi im”

D-Night nga Dajana Shabani Rtv Ora Live nga e Hëna në të Enjte 23:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: