Shiste drogë në Itali, arrestohet 37-vjeçari shqiptar, si ra në ‘kurthin’ e policisë

Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge.

Mediat italiane  raportojnë se policia ka dyshuar te shqiptari pasi ky i fundit qëndronte për orë të tëra brenda një lokali në zonën e Cristos.

Mësohet se ai  takonte disa persona dhe rikthehej sërish në lokal.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, karabinierët i kanë gjetur edhe 43 gramë kokainë shqiptarit, kanabis dhe 1 mijë euro.

Janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona, që kanë thënë se 37-vjeçari u shiste lëndë narkotike.