Në 2030 një Kupë Bote e organizuar nga Izraeli dhe vendet arabe!

Misioni i futbollit është gjithmonë të bashkojë. Ky është edhe mesazhi që dëshiron të përcjellë Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, i cili në një vizitë zyrtare në Jeruzalem ku ka takuar kryeministrin Naftali Bennett, ka lëshuar idenë e një organizimi të Botërorit 2030 pikërisht nga Izraeli dhe vendet myslimane afër këtij vendi.

“Unë mendoj se bashkë-organizimi është e ardhmja e futbollit dhe prandaj pse të mos ëndërroni për të dhe të mendoni për të, qoftë në nivelin e të rriturve, të rinjve, burrave apo grave, sepse Kupa e Botës ka këtë magji unike për t'i bashkuar njerëzit dhe për t'u bashkuar," deklaroi numri 1 i FIFA-s, gjatë vizitës së tij.

Ideja sipas mediave vendase është një Kupë Bote e organizuar nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndoshta edhe Palestina me 3-4 ndeshje, një event që do të jepte sinjale të rëndësishme të ecjes përpara të bashkëpunimit dhe paqes mes këtyre vendeve./Ora News/.