Nuk ndalet fondi saudit, akord 1 miliardë Euro për blerjen e Interit?
Pak ditë më parë në Angli lajmi për blerjen e fondit saudit të investimeve publike, PIF shkaktoi festë te lojtarët e Newcastle pasi synimet dhe forca ekonomike e tyre është e jashtëzakonshme.
Por sot kjo festë duket se është zhvendosur në Itali ku nuk ka nisur ende veçse ka shtuar entuziasmin mes tifozëve të Interit.
Mësohet se drejtuesit e Fondit saudit jane takuar me drejtues të Interit për të diskutuar blerjen e klubit zikaltër dhe në tryezë bëhet fjalë për një miliardë Euro.
Madje "Libero" shkruan se pjesëtarë të PIF, kanë qenë të pranishem në "San Siro" në ndeshjen me Real Madrid, dhe janë shumë të interesuar duke patur në vëmendje edhe ndërtimin e një stadiumi të ri.
Mos harrojmë qê sauditët, pra fondi i investimeve publike ka të ardhura deri në 550 miliardë dollarë, ose e thënê ndryshe nuk dinë ku t'i çojnë paratë dhe te Interi po fërkojnë duart!/Ora News/
