Kosovë/ Asnjë i vdekur dhe 40 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë dhe 40 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit.

Aktualisht, janë rreth 1 mijë e 226 raste aktive në gjithë vendin.

“Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226”- ka njoftuar Ministria e Shëndëtësisë në Kosovë.