Video/ Reshje të dendura shiu në Greqi, përmbyten mbi 200 banesa, evakuohen banorët nga moti i keq
Një stuhi ka goditur zonën e Evias Veriore në Greqi mbrëmjen e së shtunës.
4 persona kanë mbetur të bllokuar dhe të paktën 200 shtëpi janë përmbytur si pasojë e motit të keq.

Reshjet e dendura vijuan përgjatë gjithë natës kanë shkaktuar dëme të mëdha në këtë zonë, si dhe rrëshqitje masive të dheut në Achladi dhe Kotsikia.
Menjëherë autoritet kanë vënë në shërbim ekipet e shpëtimit. Afro 100 persona janë shpëtuar ndërsa për katër të moshuarit e izoluar, nënkryetari i bashkisë së Mantoudit, Dimitris Skopelitis ka deklaruar se janë mirë dhe se po vijojnë përpjekjet për t’i shpëtuar.
Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku ka përshkruar situatën si dramatike. “Asgjë nuk ka mbetur në këmbë”, tha kryebashkiaku.

Edhe banorët e kanë përshkruar si një natë makthi.
Rrugët kryesore janë kthyer në lumenj, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjet më të mëdha, ndërsa plazhi i Achladi është shkatërruar krejtësisht.

Aktualisht situata paraqitet nën kontroll por edhe ditët në vijim parashikohen me mot të paqëndrueshëm.

