Bien infektimet në Kosovë, 102 pacientë në trajtime spitalore, 5 në terapi intensive

Kosova duket se po shkon drejt fitores së betejës me coronavirusin.

Në 24 orët e fundit  nuk janë regjistruar viktima nga infektimi, ndërsa numri i të prekurve në 24 orët e fundit ka shkuar në 40.

Edhe dyshimet për praninë e variantit "Mu" kanë rënë poshtë. Nga 280 mostrat e dyshuara nuk ka pasur shenja të këtij mutacioni, por laboratori gjerman është shprehur se pacientët janë prekur nga varianti "Delta."

zyrtarisht bëhet e ditur se 102 pacientë po trajtohen në spitalet  dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Po ashtu 66 persona të tjerë janë në trajtimin me oksigjeno-terapi. 

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë raportohet se ka shkuar në rreth 156,182 ndërsa numri total i rasteve aktive është 1,226.

Për të përballuar situatën ekspertët dhe qeveria kanë bërë thirrje për vaksinim masiv si e vetmja rrugë për të ndaluar përhapjen e shpejtë.

Nga nisja e pandemisë 2966 persona kane humbur betejën me koronavirusin në Kosovë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 1.432.135 doza të vaksinës anti-Covid, ku mes të cilëve 600 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat.

Në javën e fundit institucionet zyrtare në Kosovë kanë bërë të ditur një rënie të madhe të të infektuarve dhe të vdekshmërisë./OraNews/