Këngëtarja e njohur shet të drejtat muzikore me vlerë 50 milionë dollarë
Këngëtarja me famë botërore Tina Turner ka shitur të drejtat e saj muzikore në vlerën e 50 milionë $. Katalogu muzikor, që përfshin hite si “The Best” dhe “Nutbush City Limits”, do të menaxhohet nga kompania e muzikës BMG. Marrëveshja gjithashtu parashikon që BMG fiton të drejtat për emrin, imazhin dhe sponsorizime të Turner në të ardhmen.
"Udhëtimi muzikor i Tina Turner ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë qindra miliona njerëz në të gjithë botën," tha shefi i BMG Hartwig Masuch. “Ne jemi të nderuar të marrim përsipër punën e menaxhimit të interesave muzikore dhe tregtare të Tina Turner. Ajo është thjesht më e mira."
Marrëveshja me BMG merr përsipër të drejtat e regjistrimit dhe publikimit për hitet dhe dhjetëra këngë të tjera, që përfshijnë gjashtë dekadat e karrierës së saj. Warner Music do të mbetet kompania diskografike që shpërndan muzikën.
Ndërsa Turner është shprehur se muzika e saj ishte "në duar të besueshme".
81-vjeçarja është një nga yjet më të njohur në historinë e muzikës pop. E lindur në Tennessee, ajo iu bashkua grupit të Ike Turner si këngëtare mbështetëse kur ishte 18 vjeç.
Brenda dy vitesh, ajo iu bë ylli i shfaqjes dhe dyshja shënuan një varg hitesh si A Fool In Love, River Deep, Mountain High etj.
Këngëtarja është vlerësuar me 12 çmime Grammy dhe do të hyjë në Rock & Roll “Hall Of Fame” si një artiste solo në tetor - hyrja e saj e dytë pasi hyri në panteon me Ike Turner në 1991.
