S’merrte dot frymë nga fustani i ngushtë, partneri 'zbërthen' këngëtaren në mes të skenës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2021, 16:44
Partneri i Katy Perry-t, Orlando Bloom, ka vrapuar drejt këngëtares, gjatë kohës që po performonte në skenë, për t’i zbërthyer korsenë që kishte veshur, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.
"The Sun”, shkruan se 36-vjeçarja pati një incident të vogël gjatë performancës për “Variety Pawer Women”.
Në këtë moment ajo ka thirrur partnerin e saj për ta ndihmuar që t’i lironte fustanin.
Katy kishte zgjedhur një fustan të gjatë, të fryrë, ngjyrë vjollcë, i cili nga brenda kishte edhe një korse.
Mediat britanike shkruajnë se aktorit iu desh që të zbërthente të gjithë zinxhirin që partnerja e tij të merrte frymë lirisht. Pas veprimit që ka bërë aktori e gjithë turma nisi të brohoriste.


