Marrëveshja: Kosova dhe Serbia do të mbulojnë simbolet shtetërore kur të kalojnë kufirin

Kryeministri i Kosovës, albin Kurti ka bërë me dije sot se pas rritjes së një akordi mes Kosovës e Serbisë, është vendosur reciprociteti i targave të automjeteve.

Ai qartëson se targave të Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, ndërsa edhe të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e Kosovës.

Ai shton se forcat e KFOR do të qëndrojnë në veri rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt dhe theksoi se tani fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet.

Kurti: Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen.

KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt. Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet.