Covid, situatë e qëndrueshme në Kosovë, 3 humbje jete dhe 23 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 16:13
Tri viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 23 raste të reja të të infektuarve.
Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,442 mostrave.
Në 24-orëshin paraprak u raportua edhe për 591 pacientë të shëruar nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 3,605.
Deri të hënën, mbi 505,000 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
Nga sot, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja kundër sëmundjes, të cilat në të shumtën e rasteve përfshijnë dëshmi të vaksinimit.

