Video/ Rinis operacioni “Bregdeti ynë”, shemben 6 objekte të paligjshme në Sarandë
Nga Anxhela Lushkaj Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 12:51
Operacioni “Bregdeti ynë” ka rinisur sot me prishjen e ndërtimeve të paligjshme në qytetin e Sarandës. Ditën e sotme janë shembur 6 objekte në vijimësi të operacionit të qershorit.
Aksioni ka konsistuar në prishje platformash betoni, gardhe dhe shtesa.
Mësohet se nuk ka pasur asnjë incident gjatë aksionit. Ditën e nesërme pritet të prishen 5 objekte të tjera, të cilat konsistojnë në shtesa dhe fasada.
/OraNews/
