Drogë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohet 52-vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje.

Si pasojë, ka rënë në prangat e policisë një 52-vjeçar si autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.    

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje”./OraNews/