Video/ Nis shkolla, Tirana 'paralizohet' nga trafiku

Dyert e shkollave janë hapur sot (27 shtator) për të mirëpritur rreth 480 mijë nxënës për këtë vit.

Por, me nisjen e vitit të ri shkollor janë rikthyer problematikat në trafik në Tiranë.

Rrugët kryesore të kryeqytetit ishin thuajse të gjitha të bllokuara nga trafiku.

Makinat krijuan radhë të gjata në rrugët e qytetit./OraNews/