Padia për shpifje/ Veliaj nuk paraqitet në Gjykatë, Tabaku: Ja lë në dorë drejtësisë të japë rezultate edhe para njerëzve të pushtetshëm

Deputetja e PD-së, Joria Tabaku nga Gjykata e Apelit po zhvillon një seancë gjyqësore me padinë për shpifje kundër kryebashkiakut Veliaj.

Në padi të këtij niveli duhet që palët të jenë të pranishëm, por Veliaj nuk ka qenë i pranishëm duke u përfaqësuar vetëm nga avokatët e tij.

Është padia e pestë në radhë që Veliaj është i paditur dhe nuk është i pranishëm. Tabaku u shpreh se ja ka lanë në dorë drejtësisë të re që të japë rezultate dhe ndaj njerëzve me para dhe të pushtetshëm.

Tabaku: "Erion Veliaj nuk kishte ardhur, nuk ishte prezent. Unë shpreha vullnetin tim që kësaj çështjeje drejtësia t'i shkojë deri në fund dhe nuk ka asnjë mundësi pajtimi. Unë e kuptoj që politika e ditës hedh shumë baltë, akuza por në fund të ditës politika duhet të ketë moral. Sa herë që ti shpif për një kundërshtar, sa herë akuzon një kundërshtar, sa herë t'i gënjen për një kundërshtar duhet të përballesh me atë.

Sa herë që zoti Veliaj bëri disa akuza ndaj personin tim të pavërteta, unë ja lë drejtësisë që t'i vërtetojë. Unë ja lë në dorë sistemit të ri të drejtësisë, është një sporvë edhe për ata që të japin rezultatin edhe para njerëzve të pushtetshme, me para , edhe para njerëzve që presionojnë mediet, që rrethojnë gjykatat, të japin një vendim të drejtë.

/OraNews/