Çejku: Shteti nuk ka bërë asgjë për nisjen e vitit të ri shkollor, s’kemi i ujë dhe aspirim
Në një intervistë për Ora News, eksperti i arsimit Qemal Çejku u shpreh se ky është viti i tretë shkollor me problematike për shkak të pandemisë.
Ai tha se institucionet arsimore nuk kanë bërë asgjë që të fillojë normalisht ky vit shkollor, duke nisur njëlloj sikurse në vitin e kaluar.
Çejku: Ky është viti i tretë shkollor me problematike për shkak të pandemisë. Edhe ky vit fillon me shumë sfida. Unë mendoj se institucionet arsimore nuk kanë bërë asgjë që të fillojë normalisht ky vit shkollor. Pandemia ka prekur gjithë botën, por vendet e tjera kanë bërë studime se si të fillojnë shkollën, por ne fillojmë me një mësim vullnetar që erdhi për shkak të presioneve të shumta.
Ndërkohë ne e kemi përjashtuar faktorin prind nga shkolla. Edhe këtë vit do ta nisim sikurse mbyllën vitin tjetër për fat të keq. Komiteti teknik ka vendosur disa pika dhe thuhet se do të ketë ambiente të bollshme me aspirim, që në fakt në vendin tonë në shkolla nuk ka. Duhet të hapen dritaret, por në dimër nuk mund të ndodhë një gjë e tillë. Thonë se kemi ujë 24 orë, nuk kemi ujë të rrjedhshëm.
Ai shtoi se në vende të tjera që bëjnë teste falas në shkollë, por në vendin tonë nuk dihet se çfarë do të bëhet lidhur me këtë gjë.
Çejku: Dëgjova që janë vaksinuar rreth 80 e mësuesve me një dozë ose 60% me dy doza. Ne nuk mund t’i detyrojmë mësuesit që ta bëjnë vaksinën ashtu. Me dijeninë time për testet, unë di se ka disa javë që nuk kaq teste, mungojnë. Unë nuk e di se si do të vazhdohet me këtë situatë. Unë kam parë në vende të tjera që bëjnë teste falas në shkollë, por në vendin tonë nuk dihet se çfarë do të bëhet lidhur me këtë gjë.

