“Budalla”, Kurti i përgjigjet Vulin: Ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur ministrit serb, Vulin pasi ky i fundit e cilësoi si budalla.

Kurti sqaron se Vulin nuk e ka vetëm me të, por dhe me Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

Më tej shton se Vulin dikur ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit.

“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë. Pra këtu thua se nuk e kanë veç me neve, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit që asokohe është quajtur Jul dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviçi nuk është mjaftueshëm radikal. Pra besoj që kjo e shpjegon plotësisht se për kë bëhet fjalë dhe cka thotë kur thotë atë që ju e parafrazuat”, tha Kurti.