Vrasje tragjike/ Burri vret të dashurën dhe 2 fëmijët e saj në gjumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2021, 10:23
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani. Një burrë 31-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij 35 vjeçare, 2 fëmijët e saj dhe shoqen e fëmijëve në gjumë.
Daily Mail raporton se të vrarë kanë mbeturn Lacey dhe John Paul Bennett, 11 dhe 12 vjeç, nëna e tyre, Terri Harris, 35 vjeç dhe shoqja Connie Gent, 11 vjeç.
Mëngjesin e sotëm policia vendase arrestoi autorin e ngjarjes, Damien Bendall, 31 vjeç nën akuzën për vrasje të katërfishtë.
"Mos e kaloftë askush këtë që po kaloj unë", tha babai i 2 fëmijëve.
Mediet vendase bëjnë me dije se ende nuk është zbardhur arsyeja e vrasjes së katërfishtë.
Shikoni videon/ Tërmeti “shkund”gazetarët gjatë emisionit live në studio
22 Shtator, 09:33

