Foto/ Me armë në duar, talibanët gjejnë kohë për argëtim dhe lundrojnë me varka në liqen
Dhjetëra luftëtarë talibanë të armatosur me granata dhe pushkë në duar, janë parë duke lundruar në varka me ngjyra në parkun nacional Band-e Amir, në provincën lindore të Afganistanit, Bamiyan.
Në një nga fotografitë e shpërndara në Twitter nga gazetari Jake Hanrahan, talibanët shfaqen duke mbajtur në duar granata dhe armë të ndryshme zjarri.
Liqenet blu të vendit ishin konsideruar si një strehë relativisht e sigurt para marrjes nën kontroll të grupit militant muajin e kaluar.
James Willcox, themeluesi i kompanisë turistike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar Untamed Borders, tha se dikur kishte qenë mjaft e sigurt për të sjellë grupe vizitore.
Që nga ardhja në pushtet e talibanëve, në vend po ndodhin protesta të shumta në përgjigje të regjimit të ri.

Taliban in Bamyan Province…
— Jake Hanrahan (@Jake_Hanrahan) September 18, 2021
(These photos are real) pic.twitter.com/oWHJXDpVfZ
