Aksident tragjik me 2 viktima në Kretë, humb jetën i riu shqiptar

Aksident tragjik me 2 viktima në Kretë, humb jetën i riu shqiptar

Një shqiptar 21 vjeç ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti me motor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ishullin grek,Kretë.

Mediet greke raportojnë se bashkë me 21-vjeçarin ka ndërruar jetë dhe shoku i tij grek 17 vjeç.

Për arsye ende të pa ditura motori, në të cilin po udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga, duke i marrë jetën të rinjve në mënyrë fatale.

"Vdekja ishte fatale për 21-vjeçarin, ai u transportua i vdekur në Spitalin Venizelio, ndërsa 17-vjeçari vdiq pak minuta pasi u transportua në spital," tha drejtori i spitaliy, Costas Terzakis për mediet lokale.