Vuçiç fton Kosovën të marrë pjesë “Open Balkan”: Do të ketë përfitime të mëdha
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga Turqia, në mënyrë indirekte ka ftuar Kosovën që të marrë pjesë në “Open Balkan”.
Vuçiç në në intervistë për mediat thotë se nuk vë bast me Vjosa Osmanin për nismë, por thekson se Kosova do të përfitonte shumë nëse do i bashkohet.
Ai pranoi se Serbia do të ketë përfitime absolute nga “Open Balkan”, por shtoi se dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut që kanë marrë pjesë gjithashtu do të kenë përfitime.
“Sigurisht, Serbia do të përfitojë nga nisma “Ballkani i Hapur”, por edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, i gjithë rajoni. Dhe nuk ka dyshim që Prishtina nëse do dëshironte të merrte pjesë dhe ata gjithashtu do të kishin një përfitim të madh. Nuk vë bast me Vjosa Osmanin por do kishte përfitime të mëdha,”- tha Vuçiç.
Më tej shtoi se Erdogan mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe beson se është e rëndësishme arritja e një kompromisi.
“Presidenti Erdogan ka mbështetur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi. Por ne nuk u fokusam vetem tek Kosova por tek i gjithë rajoni”, shtoi presidenti serb.
Disa ditë më parë, Vjosa Osmani në një linjë me Albin Kurtin e konsideroi nismën si një ide të rrezikshme që vonon integrimin europian të rajonit./ Ora News/
