Çmimet MTV/ Triumfon reperi: Faleminderit axhendës së homoseksualëve
Reperi Lil Nas X është vlerësuar më çmimin më të madh të mbrëmjes në ceremoninë e 40 të ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV që u mbajt në Nju Jork. Ai u shpërblye në kategorinë “Video e Vitit”, për "Montero (Më Thirri Me Emrin Tënd)" jo shumë kohë pas prezantimit të një performance sensuale vetëm disa ditë para se albumi i tij të dalë në qarkullim më 17 shtator.
“Faleminderit axhendës së homoseksualëve, le të shkojmë në axhendën e homoseksualëve!" tha 22-vjeçari, videoja e të cilit ngjalli reagime dhe kundërshti në mediat sociale, pasi artisti shfaqet në klip duke vallëzuar me djalllin.
Edhe ylli i muzikës pop, Justin Bieber, rrëmbeu trofe në dy kategori: “Artisti më i mirë i vitit” dhe për “Këngën më të mirë pop”. 26-vjeçari i i cili kryesonte listën me 6 nominime, nuk ngurroi të përmendte gruan e tij, Hailey, dhe po ashtu frymëzimin e tij, reperin Travis Scott.
“Po shikoj nga këtu dhe po e shoh gruan time të bukur, dhe dua të të them që të dua shumë”, tha ai, ndërsa vazhdoi: “Travis Scott, ti më ke frymëzuar shumë. Faleminderit ! Muzika është një mundësi e mahnitshme pasi arrin bashkojë të gjithë njerëzit”, theksoi mëë tej ai.
Bieber ka lënë pas Ariana Grande, Doja Cat, Megan Thee Stallion, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift.
Përveç interpretimit të muzikës pop, sensacioni Olivia Rodrigo mori tre çmime, përfshirë “Këngën e Vitit” dhe “Artistja e Re më e mirë”. 18-vjeçarja konkurroi me albumin debutues "Sour" i cili u ngjit në krye të klasifikimeve.
Shfaqja u hap me një klip të regjistruar më herët nga Madonna, e cila ka bërë historinë e VMA në shfaqjen inauguruese të vitit 1984 me "Like A Virgin", aq shumë të kundërshtuar në atë kohë.
Çmimet e MTV edhe këtë vit u mbajtën nën respektimin e masave anti COVID.
Arti "del" nga karantina
13 Shtator, 14:2


