Java e modës në New York, një duzinë stilistësh prezantojnë koleksionet e vitit 2022
Në Nju Jork ka hapur siparin Java e Modës ku me dhjetëra stilistë prezantojnë koleksionet e tyre për vitin 2022. Modelët pozuan si statuja ndërsa publiku lejohej të lëvizte brenda distancës së lejuar. Disa stilistë këtë vit kërkuan frymëzim pranë vendeve të largëta tropikale.
Java e modës në Nju Jork është kthyer me një duzinë stilistësh. Midis atyre që shfaqin koleksionet e tyre Pranverë-Verë 2022 spikatën këtë javë Christian Siriano, Brandon Maxwell dhe Gabriela Hearst.
Edhe këtë vit, pandemia detyroi një pjesë të shfaqjeve të organizohen virtulisht ndërsa në prezantimet me publik, pjesëmarrësve u kërkohet të tregojnë prova të vaksinimit, sipas organizatorëve.
Stilisti Tristan Detwiler u fokusua tek rëra, plazhet e qytetit të tij në San Diego si frymëzim për koleksionin e tij.
Ai i merr të gjitha tekstilet vetë, takon njerëz, mëson historitë e tyre dhe kulturat.
Ngjyra të ndritshme, peizazhe të zjarrta dhe forma të veçanta dominuan koleksionin e stilistit Teddy Vonranson, i frymëzuar nga Tahiti dhe veprat e Paul Gauguin.
Ndërkohë stilisti William McNicol prezantoi koleksionin që prodhohej në qytetin e tij të lindjes, Cleveland, Ohio. Modelet e tij pikturonin një kanavacë….
Java e modës zgjat deri të Dielën më 12 Shtator, duke u mbyllur me një shfaqje të projektuesit amerikan Tom Ford. Mbrëmja në vijim lajmëron kthimin e një prej netëve më të mëdha të modës: Met Gala, e cila rikthen parakalimin në tapetin e kuq të mbushur me yje nga e gjithë bota.

