Ja çfarë bukurie fsheh secila shenjë e zodiakut
Yjet mund të mos përcaktojnë karakteristikat tona të jashtme, por nëse bukuria buron më së shumti brenda nesh, atëherë janë pikërisht tiparet tona të personalitetit që na bëjnë të dukemi tërheqës për personat që na rrethojnë.
Nga kjo pikëpamje, cilat janë pasuritë më të mëdha të secilës shenjë të zodiakut, të renditura nga më e bukura deri te më 'pak' e bukura.
Peshqit: Të bukur emocionalisht. Peshqit magjepsin me shpirtin e tyre krijues dhe aftësinë për të zënë vendin e tjetrit. Emocioni i tyre reflektohet në shikimin e tyre të bukur.
Virgjëresha: Bukuri joshëse. 'Virgot' kanë aftësinë të zgjedhin fjalët e duhura për të magjepsur të gjithë personat përreth.
Luani: Bukuria e vetëbesimit. Edhe nëse ai nuk është personi më i bukur në botë, luani rrezaton besimin e duhur për t'i bindur të gjithë se ai është i preferuari dhe më i bukuri.
Dashi: Bukuria e guximit. Inteligjenca dhe dinamizmi i Dashit pasqyrohen në të gjitha tiparet e fytyrës së tij.
Peshorja: Bukuri e brishtë. Fryma e drejtësisë dhe diplomacisë i japin një bukuri delikate.
Demi: Bukuri mistike. I butë dhe sensual, ai zbulon hijeshinë e tij vetëm për ata që do të mundohen dhe do te tregojnë interes të vërtetë për atë.
Shigjetari: Bukuria e spontanitetit. Ai do t'ju joshë me pasionin e tij për aventura. Së bashku do të përjetoni momentet më argëtuese dhe më të bukura të jetës tuaj.
Binjakët: Bukuria e përshtatshmërisë. Binjakët nuk e kanë problem të shkojnë aty ku fryn era dhe do t’ju tërheqin me komoditetin dhe fleksibilitetin e tyre.
Akrepi: Bukuri sensuale. I vendosur, i pasionuar, ai do t'ju japë momente të paharrueshme në shtrat dhe do t'ju bëjë ta shihni atë si njeriun më të bukur në planet.
Gaforrja: Bukuria e përkushtimit. Besnik, emocional, ai do t'ju përqafojë, fjalë për fjalë dhe në mënyrë figurative, dhe ju do të harroni gjithçka dhe këdo përreth jush.
Bricjapi: Bukuria e ambicies. Ndërsa vjen me besim dhe ëndrra, do t'ju japë përshtypjen e një personi me pritshmëri të larta, që arrin gjithmonë atë çka zemra e tij dëshiron.
Ujori: Bukuria e vizionit. Nëse "dashuria nuk është të shikosh njëri-tjetrin, por të shikosh së bashku në të njëjtin drejtim" sipas Antoine de Saint-Exupery, ujori do të dashurohet nga ata që, si ai, kanë sytë nga e ardhmja./Ora News/


