"Jeto me Orën", Ana Kallaku: Ja cili është synimi im
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2021, 09:54
"Jeto me Orën" është programi më i ri që vjen në RTV Ora çdo pasdite.
Nën drejtimin e moderatores Ana Kallaku, emisioni do të startojë më 20 shtator çdo ditë në orën 18-00.
Kallaku e ftuar në emisionin “Ditë e Re” është shprehur se do të hap një dritare synimi, shije dhe energji pozitive.
“Unë vij për të dhënë atë që jam. Do të përcjell emocione, do ju hap një dritare me synimin që ti japim njerëzve një shije dhe energji pozitive.”- shprehet Kallaku.
