E bujshme/ Ish-modelja e njohur kapet me 7.8 kg kokainë
Një ish-modele e njohur greke, Elena Polychronopoulou, u arrestua nga Prokuroria e Drogës për posedim të një sasie të madhe kokainë.
Më shumë se shtatë kilogramë kokainë u gjetën në shtëpinë e 26-vjeçares në Pagrati, si dhe peshore precize dhe rreth 5 mijë euro.
E reja, dyshohet se posedonte kokainë së bashku me partnerin e saj, i cili gjithashtu u arrestua.
Oficerët e policisë të Prokurorisë së Drogës kishin marrë informacione disa ditë më parë dhe pasditen e djeshme arrestuan çiftin.
Burri madje bëri rezistencë të fortë gjatë arrestimit të tij, pasi sulmoi policinë.
Autoritetet po hetojnë mundësinë që ata të jenë anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar.
Njoftimi i policisë
Dy (2) vendas (burrë e grua), të akuzuar për shkelje të Ligjit për Substancat Narkotike, u arrestuan si pjesë e procedurës spontane, pasditen e 9-9-2021, nga oficerët e policisë së Atikës. Përveç kësaj, qytetari akuzohet për dhunë ndaj punonjësve të policisë.
Gjatë kontrolli u gjet dhe sekuestrua një valixhe në të cilën kishtë 7 pako të cilat përmabnin kokainë me peshë totale 7 kg e 827 gram.
Në një kontroll të kryer në një shtëpi në Athinë, u zbulua se kishin një pako me kokainë që peshonte -0.1- gram.
Në total të konfiskuara:
-sasi të kokainës me peshë -7,827.1- gram
-peshore elektronike
s-humën prej 5,050 euro
- I.X.E. makinë
- motor
-3 pajisje të telefonisë celulare
Të arrestuarit do të çohen në Prokurorinë Publike të Athinës./OraNews/

