Psikologia: Puna e detyruar burim stresi që na shoqëron gjithë jetës
E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, psikologia Erilda Ajazi, është shprehur se puna e detyruar është një nga burimet e stresit që ne përjetojmë gjatë jetës sonë.
Ajo thotë se ekzistojnë dy lloj stresesh, stres që nis një javë pas pushimeve, dhe stres që të shoqëron gjatë gjithë kohës.
Sipas saj kjo do të thotë se ka ardhur koha për të ndryshuar punë.
"Kushtëzimet për ato punë që ne detyrohemi të bëjmë janë një nga faktorët e burimit të stresit, që ne përjetojmë gjatë jetës sonë. Puna është obligim, një mënyrë për te fituar të ardhura dhe për të jetuar., por në vetvete puna duhet të jetë edhe një burim kënaqësie. Ekzistojnë dy lloj tipe stresesh, pas rikthimit të njerëzve në punë. Ekzistojnë ato tipe që stresi fillon një javë pasi rikthyer në punë dhe stresi i vazhdueshëm. Kjo do të thotë se ka ardhur momenti për të ndryshuar punë. Një ndryshim të karrierës sonë. Gjatë Covid-19 dolën shumë problematika, dhe puna nga shtëpia na lodhi jashtë mase. Patëm mundësi që të reflektojmë që ne kemi bërë dhe ne duhet të bëjmë."
