Video/ Prokurori “lë nam”, del nudo në rrugët e qytetit

Një prokuror polak është shkarkuar nga detyra pasi vajti lakuriq na market për të blerë pije alkoolike.

38-vjeçari është fotografuar në rrugët e qytetit Swidnica, në gjendje të dehur dhe tërësisht i zhveshur.

Prokurori është parë dhe me një kanaçe birre në dorë.

Ai ndodhet në një supermarket dhe pasi kryen pagesën largohet sikur çdo gjë të ishte normale.

Fotot e tjera tregojnë 38-vjeçarin i cili u emërua në Prokurorinë e rrethit në vitin 2016, duke u endur nëpër rrugë.

Video/ Prokurori “lë nam”, del nudo në rrugët e

Qytetarët e denoncuan rastin, ndërsa policia e shoqëroi  prokurorin me akuzën e sjelljeve të turpshme në publik. Prokurori i vënë në siklet ka kërkuar ndjesë për skenat e pakëndshme, shkruan DailyMail. 

Eprorët e tij në Prokurori nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare se si do të ndëshkohet Maciej, i cili filloi punën si prokuror dhjetë vjet më parë dhe u emërua si prokuror i rrethit në Swidnica në 2016.

Video/ Prokurori “lë nam”, del nudo në rrugët e